Futboll La Liga Sport

“MESSI TEK REAL MADRID? DO TË ISHA I KËNAQUR”/ Mbrojtësi Ramos: Kalimi tek Barcelona? Kjo shkon përtej parave…

Sergio Ramos foli për shumë çështje në mbyllje të prezantimit të dokumentarit të tij, i cili do të transmetohet në “Amazon Video”. Nga ana tjetër, golat e shënuar në karrierën e tij flasin shumë për të: Nëse nuk do të isha bërë mbrojtës qendror, do të kisha luajtur si sulmues i parë. Sulmues tipik fizikisht i fortë, i cili zbut topin dhe luan në krah për të tjerët. Ashtu si Aduriz. Në atë kohë kisha folur për këtë me Ancelotti. Ai më tha se do të më vendoste si sulmues në disa lojëra”.

Ka gjithashtu vend për t’u kthyer disa vite më pas, kur Cristiano Ronaldo u largua nga Real Madridi për te Juventusi: “Me largimin e Cristiano Ronaldos, palët humbën njëra-tjetrën. Unë nuk do ta shisja atë, sepse është një nga më të mirët në botë. Do të na kishte ndihmuar të fitonim më shumë. Këto janë marrëdhënie që duhet të zgjasin sa më shumë. Asnjëherë nuk e besoja plotësisht, shpresoja se do të ndryshonte mendje, por ishte një vendim që e mori vetë. Ronaldo është një lojtar vendimtar. Kësi lojtarësh fitojnë të drejtën për të marrë vendime”.

Çuditërisht, Sergio Ramos zbulon se do të ishte i lumtur me ardhjen hipotetike të Lionel Messi te Real Madridi, megjithë betejat dhe tensionet e shumta si kundërshtarë: “Messi te Real Madridi? Unë do të isha i kënaqur po të ndodhte. Në të gjitha këto vite na është dashur të përballemi me Leo Messin më të mirë në fushë. Fakti që nuk do ta kishim si kundërshtar në fushë do të ishte diçka e shkëlqyeshme. Unë te Barcelona, në vend të kësaj? Këto janë gjëra në jetë, që shkojnë përtej parave. Ashtu siç nuk do të shihnit Xavi ose Piqué në Madrid…”

Fenomenet e reja të futbollit botëror janë sigurisht Haaland dhe Mbappé. Sergio Ramos flet publikisht dhe këshillon Real Madridin: “Do të doja t’i kisha të dy në ekipin tim. Ndoshta, duke pasur parasysh situatën aktuale, mendoj se do të ishte më e lehtë për të sjellë Haaland. Me Mbappé rrethanat janë më të komplikuara. Unë mendoj se nuk do të ishte aspak keq, që Real Madridi të forcohet me Haaland. Mendoj se ai mund t’i japë Realit shumë. Edhe Mbappé, natyrisht, por blerja e tij do të ishte më e vështirë”.

Ai ende nuk mendon për “pensionin”, përkundrazi, synn Kupën e Botës në Meksikë, më 2026, kur do të jetë 40 vjeç: “Futbolli ka evoluar për mirë fizikisht dhe po bëhet më i ekuilibruar. 34 vitet e mia janë si 28 vite një dekadë më parë. Nëse mbjell mirë për dhjetë vite, tani mund të korrësh. Aktualisht ndihem më i fortë, më i shpejtë dhe më me përvojë. E shoh veten duke u larguar nga futbolli më shpejt për ndonjë problem psikologjik sesa fizik. Unë jam i qetë, mentaliteti im bën ndryshimin në jetën e përditshme. Natyrisht, kujdesem shumë për trupin tim. Mendoj se mund të arrij në Kupën e Botës së Meksikës, më 2026”.

Related posts

De Biasi kërkon një skuadër për të rifilluar…

Sadik.Autor

“DOJA TË LUAJA SHUMË PËR SHQIPËRINË”/ Gjasula: Dëshiroj të kaloj te Tirana, ja klubi i madh që isha afër në të kaluarën

Delo.autor

“KLUBI FITOI NGA SHITJA E TIJ”/ Bartomeu “injoron” brazilianin: Dembelé është më i mirë se…

Delo.autor

Leave a Comment