Futboll Seria A Sport

NË TURQI E BËJNË TË KRYER/ Muriqi tek Lazio për 18 milionë euro

Vedat Muriqi duket se do të jetë pjesë e Lazios. Bomberi nga Kosova që aktivizohet me Fenerbahçen në Turqi do t’i kushtojë Lotitos 18 milionë euro.

Një gazetar turk Yağız Sabuncuoğlu e ka bërë fakt të kryer transferimin e Muriqit. Besohet që tek transferimi i tij të ketë gisht pikërisht Igli Tare, ish- sulmuesi i kombëtares shqiptare, aktualisht drejtor sportiv i Lazio-s i dalluar për merkato cilësore por edhe për afrimet e shqiptarëve tek skuadra italiane.

Muriqi gjatë 2020 ka pasur interesime të shumta madje dhe nga Manchester United, Totenham dhe Leicester por asgjë konkrete. Në rast kalimi tek Lazio, ai do të jetë krah për krah me sulmuesin me më shumë gola në Europë të sezonit që lamë pas, Ciro Immobilen.

Related posts

NË FORMË TË SHKËLQYER/ “Djajtë e Kuq” fitojnë me “POKER” ndaj Bournemouthit

Delo.autor

MOTO GP/ “Doktor” Rossi: Botëror i çuditshëm, të gjithë mund të shpallemi kampionë

Delo.autor

“NUK E KANË IDENË MË TË VOGËL”/ Ish-lojtari i Arsenal sulmon Xhakën dhe Emery: Tifozët e “Topçinjve” duhet të…

Delo.autor

Leave a Comment