Futboll La Liga Sport

PERFORCIMI I PARË/ Koeman do yllin e Liverpoolit në Barcelonë

Trajneri i ri i Barcelonës, Ronald Koeman, dëshiron ta sjellë në Camp Nou mesfushorin e Liverpoolit, bashkatdhetarin e vet Georginio Wijnaldum. Koeman u emërua trajner i Barcelonës të mërkurën dhe menjëherë ka nisur ta ndryshojë skuadrën nga rrënjët, edhe pse nuk ka shumë para në dispozicion. Sipas mediave holandeze, përforcimi i parë që Koeman dëshiron ta bëjë është bashkëkombësi i vet Wijnaldum.

Ai shihet si lojtar i lirë, duke qenë se e ka vetëm edhe një vit kontratë me Liverpoolin. Koeman dhe Wijnaldum njihet shumë mirë, për shkak se kanë punuar së bashku në Kombëtaren e Holandës, të cilën e udhëhiqte Koeman deri kur e braktisi për Barcelonën.

Related posts

Beckenbauer: Bayerni duhet të fitoj në Madrid

Sadik.Autor

SHMANG NJË TRAGJEDI NË VELIPOJË/ Ish-portieri i Vllaznisë shpëton nga mbytja pushuesin (FOTO)

Delo.autor

SFIDA NDAJ LAÇIT/ Flet trajneri Lerda: Tani e kam gati Partizanin tim, në Kurbin do…

Delo.autor

Leave a Comment