Futboll La Liga Sport

REVOLUCION TEK BARCELONA/ Zbardhet plani i Koeman, ja 3 dëshirat e merkatos së holandezit

Trajneri i ri i Barcelonës, Ronald Koeman, i ka objektivat e qarta. Ai ka detyrën e vështirë që të të ringrejë klubin spanjoll pas 1001 problemeve që ka momentalisht, që nga përzgjedhja e lojtarëve e deri te përçarjet në klub.

Holandezi u ka bërë me dije klubit se synon 3 futbollistë për të ndërtuar skuadrën që do. Emri i Lautaro Martinezit është i pari për sulmin, pasi 23-vjeçari pritet me tapet të kuq në Camp Nou. Suarez nuk është në planet e Koeman dhe lojtari i Interit shihet si zëvendësuesi ideal i tij.

Eric Garcia është mbrojtësi i së ardhmes. 19-vjeçari mund të rikthehet në shtëpi, pavarësisht dëshirës së Manchester City-t për të rinovuar me të. I riu ka patur rritje të konsiderueshme dhe trajneri Pep Guardiola ka preferuar që ta aktivizojë si titullar.

Emri tjetër është mbrojtësi i krahut Jose Gaya nga Valencia. Ky i fundit ka tërhequr vëmendjen e teknikut të ri. 25-vjeçari ka eksperiencë në La Liga dhe diçka e tillë e ndihmon goxha. Valencia nuk do ta humbasë, por kur Barca të troket te porta, vështirë të rezistosh.

Related posts

PËRSËRI KOKË MË KOKË/ 2 yjet e futbollit në “LUFTË” për golashënuesin më të mirë të vitit

Isa.Autor

Skedina e ditës/ BEFASUESE, ja si del Gjermania sipas ekspertëve (FOTO)

Isa.Autor

‘Dhimbja’ për largimin e Neymar kaloi, braziliani nuk i mungon askujt në ‘Camp Nou’

Q.Autor

Leave a Comment