Futboll Sport

E BUJSHME/ Thiago Silva drejt Londrës? Chelsea pa frena!

Chelsea është ekipi që ka qenë më aktivi në merkaton e verës. Blutë e Londrës po mundohen të arrijnë te Ben Chilwell dhe Kai Havertz që duken shumë afër kalimit te skuadra angleze, megjithatë nuk do të jenë vetëm këta futbollistë që pritet të kalojnë në Londër.

Sky Sport bën me dije se trajneri Frank Lampard ka kërkuar që të firmosë me Thiago Silven. Braziliani u lirua nga skuadra e PSG dhe nuk do të rinovojë më me francezët. Chelsea është hedhur në sulm dhe i ka ofruar një kontratë 1-vjeçare.

Braziliani synon që të luajë dhe në Kupën e Botës 2022 prandaj po mundohet të gjejë një skuadër që t’i ofrojë rolin e titullarit për të pakten 2 vite. Silva tregoi se ishte shumë mirë, pavarësisht se ka 35 vite mbi shpatulla. Ai ishte një nga futbollistët më të mirë të PSG-së në ndeshjet e Champions Leagues.

Related posts

PARAQITJE E LEGJIONARËVE/ Hoxha shkëlqen me gol e asist, Tuci gjen rrugën e rrjetës, Berisha & Seferi asistojnë

F.autor

“FSHF” TRYEZË E PËRBASHKËT ME QEVERINË/ Armand Duka: Nëpërmjet ndryshimeve ligjore mund të…

Delo.autor

LAJM I MIRË NGA GJERMANIA/ Sezoni i ri nis me tifozë. Shikoni sa do jetë maksimumi që do lejohen

Delo.autor

Leave a Comment