Futboll Seria A Sport

AKORDI MILAN-IBRA/ Maldini presion yllit suedez: Duam të jetë me ne, por e kemi edhe një plan B

Milani ia bën të qartë Zlatan Ibrahimoviçit se është i gatshëm të vazhdojë dhe pa të. Kështu u shpreh në konferencën e parë për shtyp për sezonin e ri drejtori teknik i klubit Paolo Maldini.

Pasi ndoqën skuadrën në seancën e parë stërvitore, Shefi Ekzekutiv Ivan Gazidhis, së bashku me Drejtorin Sportiv Frederiko Masara dhe Maldinin  folën për dëshirat, planet dhe objektivat e sezonit 2020-2021. Teksa Gazidhis ngarkoi me përgjegjësi Maldinin dhe Masarën për formimin dhe ngritjen e skuadrës së ardshme, ish-kapiteni i “Djallit” dha përgjigje të prerë rreth Zlatan Ibrahimoviçit, i cili ende nuk ka arritur të rinovojë me klubin.
MALDINI
Maldini u shpreh se Milani dëshiron të bashkëpunojë akoma me Ibrën, por në rast dështimi të negociatave dhe largim të suedezit, Milani ka gati një plan rezervë për vazhdimin e projektit.

“Ai ka luajtur një rol të rëndësishëm këtë sezon. Duam të vazhdojmë në këtë mënyrë. Duam të arrijmë marrëveshje në mënyrë pozitive. Por, kemi dhe një plan B”, u shpreh Drejtori Teknik i Milanit Paolo Maldini për të ardhmen e Zlatan Ibrahimoviçit.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Boateng largohet nga Sasuolo, prezantohet tek klubi i ri… (FOTO)

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Ofertë nga La Liga për Manaj, sulmuesin e Kombëtares kërkohet nga klubi…

Delo.autor

Juventus, ja pse Bentancur është zhdukur: negociatat për 50% po bëhen në heshtje

Q.Autor

Leave a Comment