Futboll Kategoria Superiore Sport

PARTIZANI RREZIKON TË MBETET THATË/ Asani: Kam dy oferta nga Turqia, për të ardhmen vendos më vonë

Pandemia “COVID19” i ka kushtëzuar përgatitjet e skuadrave shqiptare në këtë periudhë, ndaj pjesa dërrmuese po e zhvillojnë fazën në vend. Partizani bën dallim, pasi nga dje të kuqtë janë zhvendosur në Maqedoninë e Veriut, ku për rreth dy javë do të përgatiten në Ohër. Të kuqtë vërtet janë ekipi i parë shqiptar që zhvillon fazën jashtë vendit këtë verë, por janë të kushtëzuar në punën e tyre, pasi e kanë të bllokuar merkaton në hyrje. Me dënimin e FIFA-s për çështjen “Çinari” të kuqtë e kanë të ndaluar të afrojnë lojtarë.
Jasir Asani5
Gjithsesi, drejtuesit i kanë bërë planet me përforcime dhe presin që shumë shpejt të hiqet embargoja, në mënyrë që trajneri Daja ta ketë të plotë skuadrën. Faza në Ohër ka nisur me një lajm pozitiv, ku pas 8 muajsh në ekip është rikthyer Jasir Asani, i cili në janar u huazua tek AIK Stokholmi. Rikthimi i Asanit është i lejueshëm edhe me merkaton e bllokuar, pasi bëhet fjalë për një lojtar që ka qenë në huazim dhe jo blerje. 25- vjeçari ka zhvilluar gjatë pasdites së djeshme seancën e parë stërvitore nën urdhrat e Dajës, por vazhdimësia me “demat” mbetet akoma në pikëpyetje. Partizani i kishte bërë planet për ta shitur lojtarin në Suedi, por pandemia “COVID-19” i prishi punë, pasi AIK-u reduktoi shpenzimet dhe e ktheu lojtarin.
jasir asani
Por, duke qenë se lojtarit i përfundon kontrata në janar, Partizani rrezikon që ta humbasë me parametër zero Asanin, ndaj shpresohet që gjatë kësaj periudhe të gjendet ndonjë destinacion nga ku palët mund të përfitojnë edhe financiarisht. Këtë gjë shkurtimisht e ka pranuar për “Panorama Sport” edhe vetë lojtari. “Duke qenë nën kontratë me Partizanin, i jam bashkuar ekipit në stërvitje. Sa i përket të ardhmes, nuk di të them me saktësi, pasi tashmë është bërë publik lajmi se kam dy oferta nga Turqia. Shpresoj të gjendet zgjidhja më e mirë për të gjitha palët”, u shpreh Jasir Asani.

Kajserispor dhe Sivaspor janë dy skuadrat e përfolura se kanë shfaqur interes për 25-vjeçarin, por në fund është Partizani ai që do të vendosë për të ardhmen dhe mbetet në pritje të ofertës konkrete dhe në rrugë zyrtare nga klubet turke.

Related posts

Diego Costa çon Atletico në finalen e Europa League

Sadik.Autor

“KAM ARDHUR NË ITALI ME ANIJE…”/ Kush është futbollisti 19- vjeçar që mahniti në debutim me skuadrën e Serisë A

Delo.autor

NËRHYRJA E GABUAR E DURMISHIT/ Frenk Kessie kaloi Milanin në vantazh me një penallti (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment