Futboll La Liga Sport

E BUJSHME/ “Jashtëtokësori” kërkon largimin nga Barcelona

Tërmet te Barcelona! Lionel Mesi kërkon të largohet nga katalanasit dhe tashmë nuk është vetëm thashethem por diçka reale.

Ylli argjentinas është mërzitur me mënyrën se si po trajtohet nga klubi ai dhe shokët e tij, duke u fajësuar për gjithcka, ndaj ka kërkuar zyrtarisht largimin.

Sipas mediave spanjolle, sot ai ka dërguar shkresën në klub ku i kërkon që të zbatohet klauzola e cila i mundëson që të largohet në fund të sezonit si futbollist i lirë, duke prishur në mënyrë të njëanshme marrveshjen.

Në teori, kjo klauzolë duhet vënë në zbatim brenda datës 31 maj, por me zgjatjen e sezonit ajo është shtyrë.

Mbetet të shihet si do të veprohet në vijim, por në Spanjë janë të bindur se Mesi nuk do të vazhdojë më te Barcelona, me të ardhmen e tij të ndarë mes Italisë dhe Anglisë, dy destinacionet më të mundshme të futbollistit.

Related posts

“FA CUP”/ “Djajtë e Kuq” thellojnë krizën e Chelseat dhe kalojnë në çerekfinale

Delo.autor

FSHF ARRIN MARRËVESHJEN ME BRAZILIANIN/ Sylvinho është trajneri i ri i Shqipërisë

F.autor

Pochettino, Low dhe Klopp kandidatët për stolin e Real Madrid

Q.Autor

Leave a Comment