Futboll Seria A

NDRYSHOJNË “FYTYRË” NË FAZËN E DYTË/ Mesfushori i Milanit: Gatuzo u tregua i palogjikshëm, por të gjithë do…

Timue Bakajoko është një ndër lojtarët,  që bashkë me Piatek dhe Paketën kanë ndryshuar fytyrën e Milanit këtë fazë të dytë. Lojtari ka bërë një nisje shumë të keqe me kuqezinjtë, por me kalimin e ndeshjeve ka arritur formën optimale dhe ka marrë komplimentet jo vetëm nga tifozët, por edhe Gatuzo

Në një interviste për “France Football”, Bakajoko është shprehur mbi fillimet e tij te Milani dhe deklaratat që e quanin si një dështim, ku mes tyre ishte dhe Gatuzo.

“Nuk i vlerësova ato deklarata që më konsideronin si një dështim. Njerëzit rreth meje i morën për keq këto deklarata, por unë jo. Ishin të palogjikshme. Kanë vënë në dyshim futbollin që unë bëja dhe ato që unë kisha mësuar gajtë gjithë periudhës. Sipas tij unë duhet të mësoja dhe të modifikoja trupin tim në fushën e lojës. Por ai e bëri kështu, atë që do të thotë ta thotë në fytyrë”, ka treguar francezi.

Megjithatë ai ka folur për fatin që ka si lojtar, që stërvitet nga Gatuzo. “Sinqerisht mendoj se të gjithë lojtarët do të dëshironin të kishin një trajner si ai. Ai është një figurë babai, me të cilin mund të flasësh për gjithçka. Ai është shumë afër lojtarëve  të tij dhe i mbron ata. Nuk ka trajnerë që e bëjnë këtë gjë.  Ai është i përpiktë nga pikëmpamja taktike dhe e njeh shumë mirë punën  e tij”, ka përfunduar Bakajoko.

Related posts

MERKATO E JANARIT/ I shënoi në Champions, Milani në gjurmët e sulmuesit të Liverpool-it…

Delo.autor

REKORDI HISTORIK I “PLESHTIT”/ Eto’o bën akuza të rënda: Ai e fitoi “Topin e Artë” për shkak të…

Delo.autor

U afrua me bujë te Partizani, tani e duan në Rumani!

Sadik.Autor

Leave a Comment