Futboll Seria A Sport

IA HODHI SHKARKIMIT/ Dy ish-trajnerët e Inter më mirë se Conte në vitin e parë “Zikaltër”

Viti i parë i Antonio Kontes në stolin e Interit, pavarësisht se pa trofe të vendosur në vitrinë, ka përfunduar në mënyrë të kënaqshme. Trajneri leçez në kampionat u ka lejuar zikaltërve të renditen në vendin e dytë vetëm një pikë larg Juventusit kampion, duke reduktuar distancën me bardhezinjtë me më shumë se 20 pikë nga viti i kaluar.
Conte.Inter.furioso.Manganiello.2020.750x450
Në Kupën e Italisë rrugëtimi u ndal në gjysmëfinale për shkak të eliminimit nga Napoli, ndërsa në Ligën e Europës ish-trajneri i kombëtares italiane humbi vetëm në finale kundër Sevijes. Përgjatë gjithë sezonit, siç është nënvizuar ditën e djeshme nga agjencia e statistikave “Opta”, Konte ka regjistruar plot 33 fitore në 54 ndeshje në total. Më mirë se ai, në vitin e parë si zikaltër kanë bërë vetëm Luixhi Simoni dhe Aldo Olivieri, të dy me 36 fitore.

pjimage (1)

Related posts

SKANDAL/ Sekuestrohen në aeroport fanellat e Kolumbisë, ishin të mbushura me KOKAINË

Sadik.Autor

Salihi mbyll sezonin si golshënues, Neustadt nuk ia del në Play Off

Sadik.Autor

TRAJNERI CONTE KËRKON PËRFORCIMIN E RADHËS/ Marotta i thotë “JO” mesfushorit të Barcelonës…

Delo.autor

Leave a Comment