Futboll Seria A Sport

Milan në sulm në merkato, gati të transferojë ish-yllin e Interit

Me siguri që Milan, gjatë merkatos së verës, nuk do të jetë në gjendje të bëjë blerje të mëdha si një vit më parë, duke pasur parasysh se pavarësisht nga vendimi i UEFA-s, janë disa kushte për t’u respektuar.

Për këtë arsye kuqezinjtë po studiojnë profile lojtarësh, të njohur jo vetëm në nivel ndërkombëtar, por edhe ato lojtarë që nuk kanë një vlerë të madhe.

Përveç planit për të transferuar lojtarë me parametra zero, taktikë e përdorur në transferimin e Reina dhe Strinic, Milani është duke monitoruar situatën e ekipeve italiane; për këtë arsye gazeta liguriane Il Secolo XIX, në numrin e sotëm ka shkruar se Milan është e interesuar për shërbimet e Diego Laxalt, mesfushor i majtë që aktivizohet me Genoa dhe me një të kaluar tek rivalët e Inter, i cili edhe më përpara është përfolur për një transferim tek Milan, duke pasur parasysh marrëdhëniet e shkëlqyera midis drejtuesëve të dy ekipeve.

 

 

 

Related posts

PËSOJNË GOLA PAFUND/ BARÇA hedh sytë në ANGLIA për të përforcuar prapavijën

Isa.Autor

“PO DERDHIN LOTË KROKODILI”/ Babai i Messit hedh akuza të forta ndaj klubit: Është mirë për Barçën që ne të mos vazhdojmë

Delo.autor

DERBI I MADONINËS/ Trajneri Pioli përgatit “armatën” kundër Inter. Ja cilët lojtarë thërret në grumbullim…

Delo.autor

Leave a Comment