Futboll Seria A Sport

REVOLUCION TEK JUVENTUS/ Pirlo merr dhuratën e parë: një teksan vjen nga Bundesliga! (VIDEO)

Juventusi i Andrea Pirlos ka nisur nga puna vetëm pak ditë më parë, por e ka bërë me kohë Fabio Paratici, njeriu i merkatos bardhezi, që ka peshkuar në Gjermani më saktësisht te Schalke, ku objektivi është Ëeston McKennier.

Mesfushor i lindur në vitin 1998 (22 vjeç), luan edhe në krah dhe ka shënuar këtë sezon 3 gola në 32 ndeshje të Bundesligës.

Formula për transferimin e të riut nga Teksasi është 3 mln euro huazim dhe 18 mln euro të tjera për blerjen përfundimtare në fund të sezonit. Në kombëtaren amerikane prej vitit 2017, ka luajtur 19 ndeshje dhe shënuar 6 gola.

Profili – 22 vjeç dhe tashmë 91 paraqitje për Schalke në mesin e profesionistëve, plus 5 gola. McKennie u rrit në Teksas, pastaj u transferua në Gjermani (Kaiserslautern) për punën e babait të tij dhe më në fund u kthye në Shtetet e Bashkuara, ku luajti në Dallas nga 2009 deri në 2016.

Un 'sogno americano' in Germania: McKennie, la futura superstar ...

Pastaj, pas një rrjeti skautistik, Schalke e përzgjodhi. Në vitin 2019 ai përfundoi i dyti në Shtetet e Bashkuara në Golden Cup, ku shënoi dy gola.

Ish-trajneri i tij Domenico Tedesco (sot te Spartak Moska) e prezantoi kështu: “Në mesfushë ai mund të luajë kudo, përpara mbrojtjes ose prapa sulmuesve, nga qendra me tre ose katër”.

Related posts

SUPERIORE/ Spikasin Partizani-Vllaznia dhe Laçi-Kukësi, ja axhenda e javës së 21-të…

Delo.autor

EMIGRANT I RI KËRKON GOLIN E JETËS/ Lojtari i “Fenomenit” sfidon “Pleshtin”: Është “ZOTI” i futbollit, por shënova në…

Delo.autor

KUPA E ITALISË/ Mesfushori Olivia reagon ndaj “Zikaltërve” me një “predhë” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment