Futboll Kategoria Superiore Sport

STËRVITJE ME NGARKESË DHE PA AFRIME/ Trajneri Ilir Daja vijon punën sipas planit “B” tek Partizani

Partizani ka mbyllur dje ditën e dytë të fazës përgatitore në Ohër. Gjatë ditës së djeshme të kuqtë kanë vijuar me një program stërvitor me ngarkesë, ku kanë zhvilluar dy seanca.

Trajneri Daja pritet të marrë maksimumin nga kjo periudhë, por problem mbetet bllokimi i merkatos. Piketimet janë kryer me kohë, por stafi është i detyruar që të vijojë me lojtarë që ka në dispozicion duke përshtatur disa lojtarë në rolet ku kanë mangësi.

Faza mbrojtëse mbetet më problematikja, pasi dihet që drejtuesit i kanë shfaqur pikëpamjet e tyre për t’u përforcuar me nga një lojtar në dy krahët dhe gjetjen e një qendërmbrojtësi me përvojë. Gjithsesi, trajneri Daja vijon punën sipas planit “B”, pa merkato, ndaj shpreson që edhe me këtë organikë që ka të bëjë gjëra pozitive.

Related posts

Kane thyen mallkimin e gushtit, Everton dhe Bournemouth vazhdojnë ecurinë pozitive (VIDEO)

Isa.Autor

VIDEO/ Skënderbeu përmbys Kamzën, Laçi-Luftëtari paqe në ‘luftë’

Q.Autor

KA DITËLINDJEN/ Ja urimi që merr Marchisio nga Juventus dhe UEFA (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment