Futboll Sport

INIESTA FRIKËSOHET ME BARÇËN/ Pas largimit të Messit do të ndodhë ajo që po ndodh me Realin pa CR7!

Iniesta është i vetëdijshëm se pa praninë e Messit, Barcelona mund të vuajë ndër vite ashtu siç po vuan Reali.

Në vitin 2018, Real Madridi humbi Cristiano Ronaldon.

Të shumtë mendonin se “Los Blancos” mund t’ia dalin edhe pa portugezin, por zhvilluan sezonin më të dobët në histori të klubit (2018/19), duke pësuar 18 humbje në të gjitha garat dhe duke mbetur pa trofe, raporton Gazeta Express.

Derisa Reali po mundohet të ndërtojë skuadër tashmë pa Ronaldon, rrugës së Madridit është edhe Barcelona pasi herët apo vonë, Lionel Messi, që ka shkruar histori dhe ka fituar mbi 30 trofe me katalunasit, do t’i varë një ditë atletet.

Kur kjo të ndodhë, ish-kapiteni i Barcelonës, Andres Iniesta, mendon se do të vërehet shumë te Barça, ashtu siç është duke u vërejtur mungesa e Ronaldos te Reali.

I pyetur nëse Barça do të ketë vështirësi pas largimit të Messit ashtu siç po ka Reali pas largimit të Ronaldos, Iniesta tha: “Do të jetë e vështirë”.

“Por, klubet janë para lojtarëve dhe trajnerëve. Kështu janë gjërat. Natyrisht, do të jetë për të ardhur keq (që një lojtar si Messi i var atletet), por do të vijë edhe ajo ditë”, shtoi mes tjerash Iniesta.

Vite me radhë Messi ka përsëritur se ëndërron t’i varë atletet te klubi i fëmijërisë në Argjentinë, Newell’s Old Boys, por ditë më parë, në një intervistë për “TyC Sports”, tha se mund të mos ndodhë për shkak të familjes që është shumë e lumtur në Barcelonë.

Për më shumë se 10 vite Messi dhe Ronaldo kanë qenë shembull për të gjithë dhe kur t’i varin atletet, ata do të konsiderohen më të mirët në histori.

Ronaldo ka shënuar mbi 700 gola, Messi është rrugës të arrijë këtë shifër, kanë thyer e vendosur rekorde historike – thjesht do të jetë e vështirë të gjendjen dy si ata dhe natyrisht se ekipet që kanë pasur luksin t’i kenë, do të vuajnë për disa vite.

Related posts

CHAMPIONS/ Icardi zhbllokon sfidën dhe konfirmon formën perfekte (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Laçi-Skënderbeu, Selmani i pret penalltinë Dejvi Bregut

Delo.autor

SPEKTAKËL DHE 8 GOLA/ Përfundon në barazim miqësorja e “yjeve”, Xhaka – Rashica

Delo.autor

Leave a Comment