Futboll Sport

LUHET PËR MILIONA/ Ja sa arkëtojnë klubet shqiptare në Europa League

Kukësi, Teuta dhe Laçi do të nisin më 27 gusht rrugëtimin në Ligën e Europës. Luhet për prestigj dhe mbi të gjitha për miliona, ndaj edhe skuadrat janë mobilizuar që minimalisht ta kalojnë një raund në këtë kompeticion. Vetëm pjesëmarrja sigurisht që sjell bonuset e veta, e megjithatë qëllimi është që të shtojnë disa para më shumë.

Kukësi – Verilindorët vetëm duke qenë pjesë e turit të parë marrin 240 mijë euro. E megjithatë, përpjekjet e klubit janë që ta kalojnë Slavian e Sofies për të çuar përfitimet në 500 mijë euro, pasi kualifikimi do i shtonte edhe 260 mijë euro.

Teuta – Për durrsakët ka nisur mirë kjo verë. Si fitues të Kupës së Shqipërisë përfituan nga FSHF-ja 50 milionë lekë (të vjetër), e më tej duke transferuar Sherif Kallakun te Lokomotiva e Zagrebit morën afro 150 mijë euro. Të sigurta kanë edhe 240 mijë euro si pjesëmarrës në turin e parë, por nëse do të kalonin Beitarin, atëherë përfitimet do të shkonin në afro 690 mijë euro. Një buxhet i mjaftueshëm për të qenë të qetë në sezonin 2020-2021.

Laçi – Ashtu si Kukësi, edhe Laçi të sigurta ka vetëm 240 mijë euro nga pjesëmarrja në turin e parë. Ndaj të besuarit e Armando Cungut do të luajnë gjithçka për gjithçka në Azerbajxhan përballë Keshlas, për t’i çuar përfitimet në 500 mijë euro.

Related posts

NDRYSHIM PLANESH TE INTERI/ Zikaltërit heqin Skriniar nga merkatoja dhe nxjerrin në shitje dy titullarë të tjerë

F.autor

Për herë të parë në histori Barça mund të fitojë një titull perfekt

Sadik.Autor

ËSHTË BËRË VIRALE/ De Laurentiis hap shampanjën në dhomën e zhveshjes, ja reagimi i Hysaj (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment