Futboll Shqipëri Sport

PO SHKËLQEN NË FINLANDË/ Tetë gola në 11 javë kampionat, talenti shqiptar nuk ka të ndalur

Talenti shqiptar, Albion Ademi, është duke kaluar një formë të jashtëzakonshme në elitën e futbollit finlandez. Sulmuesi 21-vjeçar, është shndërruar në një makineri golash te skuadra e Mariehamn, teksa ka tundur plot 8 herë rrugën e rrjetës në 11 javë të kampionatit, si dhe ka dhënë 3 asist, duke kryesuer listën e golashënuesve.

Ademi gjeti rrugën e rrjetës edhe në sfidën e sotme ndaj Rovaniemit, teksa në minutën e 38-të, u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke dyfishuar shifrat në 2-0, teksa ka mbetur edhe një pjesë loje për t’u luajtur. Me këtë ecuri fantastike, sulmuesi duket se e ka siguruar një ftesë nga trajneri Edi Reja, për 2 ndeshjet e muajit shtator të vlefshme për Ligën e Kombëve.

Related posts

KONSIDERORET ZËVENDËSUES IDEAL TË SUAREZ/ Ja plani financiar i Barçës për blerjen e “Demin” Lautaro

Delo.autor

Liverpool-Bournemouth, formacionet zyrtare

Sadik.Autor

GRANIT XHAKA SHKRUAN HISTORINË/ Renditet i 16-ti në ceremoninë e Topit të Artë

F.autor

Leave a Comment