Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Lewis Hamilton: I mahnitur, nuk prisja që makina të ishte në këto nivele

Lewis Hamilton duket se është pranë titullit të 7-të kampion bote në Formula 1, kjo jo vetëm falë aftësive të tij si pilot, por edhe potencialit të makinës Mercedes. Kjo e fundit nuk ka patur rivalë në gjithë këto vite, madje po dominon edhe këtë sezon me pilotët e saj.

“Jam vërtet i mahnitur nga paraqitja e makinës Mercedes gjatë këtij sezoni. Nuk prisja të ishte në këto nivele. Kohët e fundit kemi hasur disa probleme me gomat, por duket se e zgjidhëm edhe këtë situatë. Kjo na bën një makinë të pathyeshme, pavarësisht konkurrencës”, tha Hamilton.

Piloti britanik, nuk i ka kursyer fjalët e mira për skuadrën e tij. “Falënderoj të gjithë ata që punojnë në fabrikë, inxhinierët dhe mekanikët, që kanë bërë një punë spektakolare. Prisja më shumë rivalitet këtë sezon, por Mercedes tregoi se është më lart se rivalët”, tha Hamilton.

Related posts

KA NJË TË ARDHME PREMTUESE/ Real Madridi refuzon tri oferta për 21-vjeçarin, ja vlera “stratosferike”…

Delo.autor

UELLS-SHQIPËRI/ Rast i artë për Kombëtaren, ja momenti kur ylli Manaj shpërdoron një gol të sigurt (VIDEO)

Delo.autor

KRIZA PREJ COVID-19/ Presidenti i Serie A: Situata është e rëndë, liga do të humbasë 600 milionë euro

Delo.autor

Leave a Comment