Futboll Sport

TEUTA E MADHE/ “Djemtë e Detit” kualifikohen mes spektaklit kundër izraelitëve

Kualifikim spektakolar i Teutës përballë Beitar Jeruzalem. Skuadra e drejtuar nga Edi Martini, mposhti izraelitët me rezultatin e pastër 2-0, në sfidën e zhvilluar në “Niko Dovana”, të vlefshme për raundin e parë eliminator të Ligës së Europës, duke avancuar më tej.

Edhe pse Beitar ishte favorite në letër, djemtë durrsakë arritën të bënin një ndeshje të madhe, duke gjetur 2 herë rrugën e rrjetës me sulmuesit Blerim Krasniqi dhe Rubin Hebaj.

Pavarësisht përpjekjeve, miqtë nga izraeli arritën të rrezikonin shumë pak herë portën e Frashërit, kjo për meritë të skuadrës durrsake. Tashmë skuadra e Teutës duhet të presë datën 31 gusht për të mësuar kundërshtarin në raundin e dytë të Ligës së Europës.

Related posts

Spalletti OPTIMIST: Ky do të jetë një sezon ndryshe për Interin

Isa.Autor

Mario Gomez kritika Löw: Jam i çuditur, unë do ta merrja atë në Botëror

Sadik.Autor

“KAMORRA, JO FALEMINDERIT”/ Tifozët e klubit italian protestojnë kundër drejtuesve të rinj

Delo.autor

Leave a Comment