Futboll Sport

Flamurtari nuk arrin objektivat, disa futbollistë në kampin vlonjat me “valixhe” në duar

Flamurtari është 90 minuta larg ndryshimeve të mëdha. Në Vlorë nuk ka garanci se çfarë do të ndodhë me lojtarët, pasi ende nuk ka pasur asnjë akord për rinovim. Pas ndeshjes së sotme me Kukësin, futbollistët do të marrin “valixhet” dhe do të largohen.

Pjesës më të madhe të tyre i përfundojnë kontratat në mbyllje të këtij muaji. Bushiç, Nurkoviç, Bicaj, Siljanovski, Veliu, Musta, Pollozhani e Useini, nuk kanë kontratë për sezonin e ardhshëm.

Drejtuesit e klubit nuk janë ulur me asnjërin prej tyre për të diskutuar për sezonin e ardhshëm. Lojtarët e sipërpërmendur shprehen se nuk e kanë vendosur të ardhmen, pasi nuk janë kontaktuar ende nga klubi për rinovimin.

Related posts

NUK KA MË DYSHIME/ Mbrojtësi “Zikaltër” do t’i bashkohet Milanit në fund të sezonit, ja emri…

Delo.autor

Interi e ka në dorë transferimin e mesfushorit brazilian që po shkëlqen tek…

Sadik.Autor

BARCELONA-ALAVES/ Valverde kërkon të mbyllë 2019 si lider i La Ligas (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment