Futboll Sport

COVID-19/ Lojtari i Kombëtares U-21 pozitiv me koronavirus, klubi i Superiores pezullon menjëherë stërvitjen

Kapiteni i Apolonisë, Eljon Sota, ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirusin. “Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht nga burime të sigurta se lojtari është kontrolluar së fundmi duke qenë se do të grumbullohet me Kombëtaren U-21 të Shqipërisë.

Sota

Sot ka ardhur përgjigjia nga autoritetet shëndetësore dhe menjëherë lojtari fierak është karantinuar. Kjo situatë ka shqetësuar klubin e Apolonisë, që menjëherë ka pezulluar stërvitjen dhe gjithashtu ka anuluar miqësoren e programuar ndaj Kastriotit.

eljon-sota

Tashmë pritet që të testohen në orët në vijim edhe kontaktet që Sota ka pasur, por nuk përjashtohet mundësia e kontrollit të të gjithë skuadrës fierake.

Related posts

“DASHURIA E VJETËR”/ Berlusconi: “Ky MILANI i Gattusos nuk më PËLQEN!”

Isa.Autor

ZIDANE MERR LAJMIN E HIDHUR/ Reali humbet dy titullarë për ndeshjen ndaj… (EMRAT)

Delo.autor

Barcelona prezanton Arthur: E kisha ëndërr, vij tek ekipi më i madh në botë

Isa.Autor

Leave a Comment