Sport Të tjera

“TOKIO 2020″/ Thomas Bach: Vaksina anti-Covid nuk do të jetë e detyrueshme për sportistët

Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Thomas Bach, u shpreh se vaksina anti-Covid nuk do të jetë e detyrueshme për sportistët pjesëmarrës në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”. Eventi më i madh olimpik i parashikuar për këtë vit u shty për verën e ardhshme si pasojë e pandemisë.

Bach ndodhet këto ditë për vizitë në Japoni për të diskutuar për mënyrën se si do të organizohet Olimpiada në kushtet e pandemisë. Në shtetin organizator të Olimpiadës personat e infektuar kanë qenë të paktë kohët e fundit.

Gjithsesi, sportistët e këtij vendi do të vaksinohen në shenjë respekti dhe detyrimi.

“Angazhimi i IOC për një Olimpiadë të sigurt është i madh. Do të marrim çdo masë që sportistët të ndihen të sigurtë dhe të relaksuar. Vaksina nuk do të jetë e detyrueshme, por masat e sigurisë do të jenë të larta”, tha Bach.

 

Related posts

NGA KATEGORIA E GJASHTË ANGLEZE NË ELITË/ Rrugëtimi fantastik me gola i protagonistit Calvert-Lewin

Delo.autor

MERKATO E BUJSHME/ U përfol si trajneri i ri i Tottenham, zbulohet e ardhmja e Gatussos…

Delo.autor

CHELSEA-LIVERPOOL/ “Të Kuqtë” kërkojnë vazhdimësinë pozitive në kampionat (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment