Futboll La Liga Sport

NIS EPOKA “PORTOKALLI” TEK BARCELONA/ Një tjetër futbollist holandez i shtohet listës së Koeman, ja emri

Barcelona është duke punuar në heshtje për të forcuar skuadrën. Merkatoja mbyllet më 5 tetor, por drejtuesit duan që t’i japin Kumanit një skuadër kompetitive që të jetë protagoniste në sezonin e ardhshëm. Duket se Kuman është i fiksuar me holandezët dhe emri i ri në listë është Xheorxhino Vajnaldum.

Kuman Vajnaldum

Trajneri i ri i katalanasve i ka thënë mesfushorit të Liverpulit që të mos nxitohet për rinovimin e kontratës, sepse mund të bëjë një tentativë ekipi i Barcelonës. Kuman ua ka komunikuar largimin Vidalit dhe Rakitiçit, prandaj kërkon që të afrojë futbollistë të rinj. Nëse Vajnaldum do të shkojë te Barcelona, atëherë ai do të zëvendësohet nga Tiago Alkantara.

Vajnaldum nuk është holandezi i vetëm që kërkon Kuman, pasi lista e dëshirave plotësohet me dy lojtarë të tjerë. Bëhet fjalë për mesfushorin Doni Van de Bek, i cili ishte kërkesa e parë e trajnerit për të pranuar stolin e Barcelonës dhe Memfis Depaj. Ky i fundit pëlqehet shumë nga klubi katalanas për teknikën që ka, faktin që mund të bëjë disa role në sulm dhe është shumë herë më i lirë sesa Lautaro Martinez. Nëse Interi kërkon të paktën 100 mln euro për të, Memfis kushton vetëm 40 milionë.

Related posts

ZYRTARE/ Kukësi zgjedh trajnerin e ri, ish-tekniku i Tiranës kthehet pas aventurës në Kosovë

Delo.autor

TRANSFORMIMI I SULMIT “KUQEZI”/ Largimi i Susos tek Sevilla solli 2 gola për ndeshje!

Delo.autor

PARTIZANI I BESON TEKNIKUT ITALIAN/ Franko Lerda do udhëheqë “Demat” në sezonin e ardhshëm, ja kur zyrtarizohet

Delo.autor

Leave a Comment