Futboll La Liga Sport

TAKIMI VENDIMTAR/ Messi-Barcelona, ja çfarë pritet të ndodhë gjatë javës!

Dy ditët e ardhshme do të jenë vendimtare për të ardhmen e Lionel Messit. Pasi kërkoi të lihej falas në një transferim merkatoje, çështja shpërtheu dhe do të zgjasë për një kohë të gjatë, edhe pse deri në fund të shtatorit do të jetë e hapur merkato. Argjentinasi nuk ka pranuar të bëjë tamponin të dielën dhe të hënën po shkon drejt bojkotit të stërvitjes.

Barcelona është ende e vendosur në pozicionin e saj: ose klauzola paguhet ose ai qëndron. Çështja mund të përfundojë në gjykatë, edhe nëse të dy palët janë të interesuara të sigurojnë që kjo të mos ndodhë në mënyrë që të mos njolloset përgjithmonë një nga historitë më të bukura të dashurisë të kohëve të fundit.

Sipas Manchester Evening News, numri “10” ka kërkuar një konfrontim ballë për ballë me drejtuesit e lartë blaugrana, më saktësisht Bartomeu. Ylli argjentinas dëshiron mirëkuptimin e Barcaelonas, duke shpresuar se klubi nuk do të vazhdojë të pengojë largimin e tij. Do të përpiqet të arrihet kompromis, megjithëse qëllimet e Barcelonës janë krejt të ndryshme: ta bindim atë të ndryshojë mendje dhe të qëndrojë. Shansi i fundit.

Related posts

NUK NJE HUMBJE NË 33 NDESHJE/ Skuadra e njohur angleze piketon një femër si trajnere

Delo.autor

I MBYLLI GOJËN TË GJITHË SKEPTIKËVE/ Ndeshja brilante me kombëtaren nuk kaloi pa pasojë për Hysajn

Delo.autor

Prezantohet Iniesta, 8 mijë tifozë presin spanjollin në stadium (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment