Futboll Seria A Sport

“ZIKALTËRIT” U TËRHOQËN NGA GARA PËR MESFUSHORIN/ Milan pranë transferimit me talentin italian…

Sandro Tonali pritet të kompletojë kalimin e tij tek Milani javën tjetër, pasi Interi u tërhoq nga shërbimet e mesfushorit. Zikaltërit kishin një marrëveshje me Breshian për talentin Italian, por papritur u tërhoqën pasi Konte tashmë kërkon Vidalin.

tonali-1-e1577792193240

Milani menjëherë u hodh në sulm për Tonalin, me Maldinin që arriti marrëveshje personale me lojtarin dhe tani pritet të arrihet marrëveshja me Breshian. Kuqezinjtë pritet ta marrin mesfushorin e talentuar në huazim ku do paguajnë 10 milionë euro, dhe më pas 25 milionë euro të tjera nëse vendosin ta blejnë pas huazimit. Milani do përfshijë edhe një bonus prej 3 milionë eurosh, dhe i gjithë operacioni mund ti kushtojë kuqezinjëve 38 milionë euro.

“Calciomercato.com” zbulon se një takim është programuar për javën tjetër mes Maldinit dhe Breshias për të mbylluar edhe detajet e fundit të transferimit. Milani i ka përgatitur një kontratë 5-vjeçare, me Tonalin që do përfitojë 2 milionë euro në sezon.

Related posts

FORMULA 1/ Nga Gjermania japin lajmin: Ja çfarë do të bëjë Hamilton më 18 shkurt

Delo.autor

LARGIMI I MESSIT NGA BARCELONA/ Koeman: E shijova maksimalisht sezonin që punuam së bashku

Delo.autor

Chelsea kërkon Bernat, por Bayerni e konsideron të pashitshëm

Sadik.Autor

Leave a Comment