Futboll La Liga Sport

LARGIMI I “JASHTËTOKËSORIT” NGA BARCELONA/ Sulmuesi “anonim” kërkon fanellën me numrin 10

Sulmuesi 29-vjeçar Martin Breithueit është i etur ta trashëgojë fanellën me numrin 10 te Barcelona, nëse Lionel Mesi largohet nga klubi këtë verë.

Mediat spanjolle, zbulojnë se danezi e ka kërkuar fanellën me numrin 10 nëse ajo lirohet pas largimit të mundshëm të kapitienit të skuadrës.

Një guxim i tepruar ky i futbollistit 29-vjeçar, i cili duhet theksuar se ka qenë thjesht një anonim dhe është vite dritë larg klasit dhe historisë së Mesit. Breithueit, iu bashkua Barçës nga Leganes në fillim të këtij viti, teksa kontrata e tij skadon më 2024.

Related posts

Ish-mbrojtësi i Milanit “kopjon” Sergio Ramos dhe bëhet qesharak në Kinë – VIDEO

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Një milion euro për të diskredituar Messin, Pep dhe Piqué? Ja si shpërtheu kaosi te Barça

Delo.autor

Laçi i plotë ndaj Kamzës, rikthehen 4 lojtarë, por mungon Lulaj

Q.Autor

Leave a Comment