Futboll Seria A Sport

ZYRTARE/ Pirlo do goditje “big”, Juventus sjell dy adoleshentë. Ja emrat…

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo, pret që drejtuesit të sjellin ndonjë afrim të rëndësishëm për skuadrën, por ende nuk po ndodh diçka e tillë. Emri i Luis Suarezit ka filluar të lakohet gjithnjë e më shumë për sulmin bardhezinjëve.

Sektori i të rinjëve ndërkohë po punon dhe ka afruar dy futbollistë me të ardhme. Samuel Iling Jr u mor nga skuadra e Chelseat. Ish-lojtarëve i bluve të Londrës vendosi t’i bashkohej Juves në moshën 16-vjeçare.

Emri tjetër është ai i Felix Nzouango Bikien që u mor nga skuadra e Amiens. 17-vjeçari po ashtu u prezantua në zyrat e klubit dhe me shumë mundësi do t’i bashkohen ekipit të U-21 ose moshave të Juves.

Related posts

MOCIONI I MOSBESIMIT/ Ylli i Kombëtares së Shqipërisë për Albinin: Hallall çdo votë, o king (FOTO)

Delo.autor

Lojtari i Kombëtares merr elozhe në Itali, kthehet në formën më të mirë

Sadik.Autor

RISIA E EDY REJAS PËR SFIDËN NDAJ FRANCËS/ Marash Kumbulla: Ëndrra sapo ka nisur…

Delo.autor

Leave a Comment