Bundesliga Futboll Sport

SEZONI FANTASTIK I YLLIT TË DORTMUND/ Haaland kundër të gjithëve: Kam humbur shumë raste

Erling Haaland pati një sezon të çmendur, pasi shënoi 44 gola në 40 ndeshje të luajtura. Sulmuesi arriti të transferohej nga Red Bull Salzburgu drejt Borussia Dortmundit dhe nuk ndaloi për asnjë moment së shënuari.

Norvegjezi i habit të gjithë kur pyetet për statistikat e tij gjatë sezonit që lamë pas në një intervistë për mediet e vendit të tij. “I kam kujtuar të gjithë golat që kam shënuar, po ashtu dhe rastet që kam humbur dhe duhet t’i shënoja.

“Është e mrekullueshme të mendosh se mund të kisha bërë më mirë. Çfarë mund të arrija më shumë në sezonin që lamë pas? Do të mund të shënoja më shumë gola. Mendoj sa mirë do të ishte nëse do të shënoja 10-15 gola. Diçka që mund ta bëja”, – tha ai.

Related posts

JUVENTUS NË KËRKIM PËR TRAJNERIN E RI/ De Deschamp sqaron: Shpresoj të vazhdoj këtu…

Delo.autor

MERKATOJA E JANARIT/ Nuk ka hapësirë në formacion, Laçi huazon sulmuesin te… Erzeni

Delo.autor

SULMUESI PREMTUES BRAZILIAN ËSHTË VETËM 19 VJEÇ/ Ronaldinho “vë bast”: Së shpejti do të jetë…

Delo.autor

Leave a Comment