Futboll La Liga Sport

REVOLUCION TEK “KATALANASIT”/ Barcelona heq dorë nga Lautaro, tani do një tjetër yll të Inter

Qendra e vëmendjes së merkatos botërore të futbollit është zhvendosur në mënyrë të pashmangshme në Barcelonë.

Leo Messi duket një hap larg lamtumirës nga katalanasit pas 20 vitesh dhe ka akoma shumë pasiguri mbi të ardhmen e tij.

Inter-i dhe Manchester-i janë, deri tani, dy hipotezat më të mundshme, por nuk përjashtohet edhe mundësia që argjentinasi të ndryshojë mendje.

Për më tepër, aksi Barcelona-Milano është i nxehtë prej shumë kohësh për shkak se katalanasit kanë bërë disa tentativa për Lautaro Martinez.

Tani, sipas Don Balon, sulmuesi i zikaltër jo vetëm që do të qëndrojë në Milano dhe do të rinovojë kontratën, por mund të ketë në krah edhe legjendën e Barçës.

Ndërkohë kontaktet mes dy klubeve vazhdojnë përpara për sa i takon operacionit Vidal dhe Christian Eeriksen.

Në fakt, duket se danezi është bërë një nga objektivat e trajnerit të ri Koeman për sezonin e ri dhe marrëdhënia jo shumë e mirë mes lojtarit dhe Conte-s mund ta bëjë më të lehtë operacionin.

Related posts

PROJEKT I RI PËR STADIUMIN/ Ekipet e Milanos planifikojnë një “San Siro” ndryshe

Delo.autor

BARAZIM PA GOLA NË “ELBASAN ARENA”/ Kukësi ngec edhe ndaj Vllaznisë, ndajnë pikët

Delo.autor

E PABESUESHME/ Adnan Januzaj thumbon Shaqirin dhe Xhakën për festimet e tyre

Isa.Autor

Leave a Comment