Futboll La Liga Sport

LARGIMI I “PLESHTIT NGA “CAMP NOU”/ Barcelona kërkon “ndihmën” e Bayernit për të bindur Messin

E ardhmja e Leo Messi-t duket larg Barelona-s.

Pleshti, në fakt, ka informuar klubin se ka dëshirë të largohet. Përpjet me drejtuesit, duke filluar nga drejtori sportiv Eric Abidal dhe presidenti Josep Maria Bartomeu, kanë përkeqësuar situatën.

Megjithatë, Barcelona duket se nuk është dorëzuar akoma. Kështu, katalanasit duket se po bëjnë gjithçka është e mundur për t’i treguar Messi-t se revolucioni i ri po ecën shumë mirë.

Në fakt, Barça e Ronald Koeman duket se ka një plan të qartë. Asnjë çmenduri, por disa operacione të sakta në merkato.

Sipas spanjolles Don Balon, objektivi kryesor i Barcelona-s është Joshua Kimmich. Mesfushori gjerman vjen nga një Triplete me Bayern-in dhe pëlqehet shumë nga Koeman, sepse mund të mbulojë më shumë se një pozicion.

Pikërisht ai mund të jetë karta që mund ta bindë Messi-n që të mos largohet nga Barcelona.

Related posts

E FUNDIT/ Liverpool kryen marrëveshjen më të mirë të janarit

Delo.autor

Zyrtare: Tottenham transferon yllin e PSG-së

Q.Autor

PAS AKUZAVE PËR DHUNË SEKSUALE/ Bach tjetër telefonatë me tenisten kineze: Do të takohemi gjatë Olimpiadës

Delo.autor

Leave a Comment