Futboll Seria A Sport

MILAN-TONALI/ Cellino zbulon ofertën e çmendur që lojtari ka refuzuar për Djallin

Presidenti i Brescia-s, Massimo Cellino, ka folur për blerjen e Tonali-t nga Milan-i, duke konfirmuar shifrat e operacionit:

“Ai ka bërë një lëvizje në momentin e duhur. Lojtari do të ketë një rritje shumë të mirë në një klub që ka një profesionalizëm të madh dhe një trajner shumë të mirë”, ka thënë Cellino për Top Calcio 24.

“E vlerësoj Milan-in sepse i ka dhënë një vlerë parave, ka bërë një zgjedhje të rëndësishme, është një investim i mirë. Milan-i nuk e blen për ta shitur, e blen për të vënë bazat”.

“Po bëjnë diçka që shumë e thonë dhe askush nuk e bën, duke investuar te të rinj të rëndësishëm. Është një politikë e guximshme, por afatgjatë”.

“10 milionë për huazimin, 15 për blerjen përfundimtare dhe 10 si bonus? Janë shifra të sakta, në janar kam marrë një ofertë 65 milionë euro nga Barcelona, jo më larg se 10 ditë më parë kemi marrë një ofertë me 10 milionë euro më shumë (Manchester United), por lojtari ishte i vendosur të shkonte te Milan-i”, ka thënë Cellino.

Related posts

“JAM SHUMË KEQ”/ Nëna e tifozit që donte të takonte Messin: Do e detyroj të punojë gjithë verën për të paguar gjobën

Delo.autor

GJITHMONË PROBLEMATIK/ Alban Hoxha e ka”bërë rrugë” shoqërimin për në komisariat (RASTET)

Isa.Autor

LËSHON PERLËN E RADHËS/ Gattuso: S’mund të jesh gjithmonë “Brad Pitt”, ndonjëherë duhesh i shëmtuar dhe i ndyrë

Delo.autor

Leave a Comment