Futboll La Liga Sport

TË RRIJË APO TË LARGOHET NGA BARÇA? Ramos zbulon dëshirën e tij për Messi

Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos, thotë se dëshiron që Lionel Messi të qëndrojë te Barcelona, ​​por beson se argjentinasi e ka fituar të drejtën për ta vendosur vetë të ardhmen e tij. Kapiteni Blaugrana ka kërkuar në mënyrë tronditëse largimin nga “Camp Nou”, pasi kërkon të aktivizojë një klauzolë lirimi në kontratën e tij, që do ta lejonte të thoshte “lamtumirë” në mënyrë të njëanshme.

Pasi mbërriti në Barcelonë për bisedime, të mërkurën, Jorge Messi pranoi se “do të ishte e vështirë” për djalin e tij të qëndronte në klubin që e ka përfaqësuar për 20 vite. Ndërsa thashethemet për një lëvizje drejt Manchester City vazhdojnë të përhapen, kapiteni i Real Madridit tha se ai dëshiron që ylli i rivalëve më të mëdhenj të klubit të tij të qëndrojë:

“Është diçka tek e cila ne nuk jemi përqendruar, por Messi ka fituar të drejtën për të qenë në gjendje të vendosë për të ardhmen e tij. Duke thënë këtë, për ligën spanjolle, për Barçën dhe për ne të tjerët, do të dëshironim që ai të qëndronte, sepse duam gjithmonë më të mirët përreth”. Ramos do të vazhdojë të merret me të ardhmen e tij, pasi 34-vjeçari hyn në vitin e fundit të kontratës me Real Madridin.

Megjithëse bisedimet mbi një zgjatje të marrëveshjes ende nuk kanë filluar, Ramos këmbëngul se është i qetë për këtë: “Është diçka që ende duhet ta trajtojmë, por as unë dhe as klubi nuk jemi në ankth. Kam kaluar vite me Real Madridin dhe kurrë nuk kam menduar në të vërtetë të largohem. Jam i sigurt se do të arrijmë një marrëveshje të përshtatshme, reciprokisht. Fokusi im tani janë përgatitjet për një sezon të fortë përpara”.

Related posts

BARCELONA ZHBLLOKON REZULTATIN/ Ja goli ndaj Rayo Vallecanos (VIDEO)

Isa.Autor

NDRYSHON KURSI PËR “KUQEZINJTË/ Çështja “Spalletti” drejt shuarjes, favorit për stolin e Milan është…

Delo.autor

PAS SKUALIFIKIMIT NGA CONFERENCE LEAGUE/ Daja: Sakrifikuam, të gjithë dhanë maksimumin. Tani shpresoj të…

Delo.autor

Leave a Comment