Futboll Premier League Sport

PRAPASKENA/ “Ishte gati për të shkuar te Reali”, menaxheri i Van De Bekut: Gjithçka u prish prej…

Shpërthimi i pandemisë së koronavirusit bllokoi firmosjen e mesfushorit holandez Doni Van De Bek me Real Madridin. Kështu shprehet menaxheri i lojtarit më të ri të Mançester Junajtid pas prezantimit me “Djajtë e Kuq”.

Shak Suart pranon se Reali, Barcelona, Juventusi, Arsenali kishin paraqitur oferta për futbollistin e spikatur holandez, por madrilenët kishin arritur akordin me 23-vjeçarin dhe në mars gjithçka ishte planifikuar për hedhur firmën, por shpërthimi i koronavirusit paralizoi të gjithë botën duke i hequr 13-herë kampioënve të Europës mundësinë për të blerë Van De Bekun.
van-de-beek
“Kishte shumë klube që interesoheshin për Van De Bekun. Reali, Barcelona, Juventusi, Arsenali…Në mars ishte përgatitur gjithçka që Doni të shkonte te Reali, por pandemia pezulloi çdo gjë. Klubet nuk po prodhojnë më të ardhura, as nuk mund të shesin, gjithçka ka ndryshuar. Mendoj se Mançester Junajtid ishte zgjedhja e duhur për Donin. Mançester Junajtid ushtruan më tepër presion. Janë klubi fitues dhe duan të kthehen në rrugën e lavdisë”, u shpreh Shak Suart, agjenti i Doni Van De Bekut.

Related posts

PSG-BAYERN MUNICH/ Di Maria “tallet” keq me talentin Davies, kanadezi i çoroditur mbrapa! (VIDEO)

Delo.autor

BAYERN MUNICH-ATLETICO/ Coman dhuron spektakël, Goretzka nuk fal (VIDEO)

Delo.autor

Ramirez te Interi? Mediet kineze mohojnë çdo gjë

Q.Autor

Leave a Comment