Futboll

Presidenti i Argjentinës: Messi është më i mirë se Maradona

Presidenti i Argjentinës, Mauricio Macri, ka thënë se Lionel Messi është futbollist më i mirë se legjenda argjentinase Diego Armando Maradona.

Gjatë vizitës së tij diplomatike në Rusi para Kupës së Botës, presidenti i Argjentinës u pyet rreth mendimeve që ka për futbollin si dhe se kush është më i mirë mes dy legjendave të vendit të tij, transmeton Express.

Macri është figurë me përvojë në futbolli, pasi në të kaluarën ka qenë president i Boca Juniors.

“Kam vendosur dhe Lionel Messi është më i mirë se Diego Maradona”, ka thënë ai për televizionin rus RT.

“Është shumë më vështirë të jesh më i miri në këtë kohë se në të kaluarën, në radhë të parë sepse loja luhet me shpejtësi tjetër dhe me stil më ndryshe”, ka thënë ai teksa e ka arsyetuar qëndrimin pro-Messit.

Related posts

Rugani me fat, një gazetare seksi në krah të tij (FOTO)

Sadik.Autor

RONALDO APO DYBALA NË SULM? Sarri jep këtë përgjigje surprizë

Delo.autor

Roma-Barcelona/ Formacionet zyrtare, italianët besojnë te mrekullia

Sadik.Autor

Leave a Comment