Futboll Premier League Sport

“PLESHTI” KËRKON LARGIMIN NGA “CAMP NOU”/ Carragher: Messi nuk do ta bënte të pamposhtur Manchester City

Messi nuk ka gjasa të qëndrojë te Barcelona, sipas babait të tij. Dhe nëse largohet që aty, opsionet janë mjaft të limituara. Në “pole” qëndron Manchester City i Guardiolës, i cili ka mundësitë ekonomike për ta rrëmbyer argjentinasin. Mbetet për të kuptuar përshtatjen e “Pleshtit” në një kampionat fizik dhe intensiv si Premier League, ku sfidat janë shumë më të ekuilibruara dhe vrapohet shumë më tepër sesa në Spanjë. Këto pikëpyetje ngrihen edhe në kokën e Jamie Carragher:

“Do të më pëlqente ta shihja Messin në Premier League. Edhe nëse do të shkonte te Manchester City, kjo është në rregull. Guardiola luan një futboll shumë teknik dhe do t’i shkonte shumë më mirë karakteristikave të Messit, por nuk jam i sigurt se si mund ta mbyllin marrëveshjen. Duke lexuar shifrat, do të ishte një operacion befasues. Gjithashtu është e vërtetë që, nëse Messi lëviz, ka vetëm dy ose tri klube, në të cilat mund të shkojë”.

Carragher ka ide të qarta. Messi do të ishte një nënshkrim i shkëlqyeshëm, por kjo nuk do të thotë që me marrjen e argjentinasit, Manchester City mund të bëhet i pamposhtur. Përkundrazi. “Jam shumë kurioz të shoh Messin duke luajtur në Premier League. Kjo do ta bënte Manchester City më të fortë, por sigurisht jo të pamposhtur. Barcelona me të nuk ka fituar kampionatin e fundit dhe nuk ka qenë në gjendje të kalojë në finale të Ligës së Kampionëve prej disa vitesh. Mos harroni se Liverpool e eliminoi Barcelonën nga Champions-i një sezon më parë. Do të ishte akoma mirë për ta parë Messin duke luajtur në Angli. Le t’i kryqëzojmë gishtat…”, – përfundoi ish-futbollisti I njohur I Liverpool, tashmë në rolin e analistit sportiv në TV.

Related posts

Ander Herrera do LARGIMIN në janar nga Man United, gati TRANSFERIMI tek klubi i…

Isa.Autor

Frika e shpërbërjes/ Orges Shehi kërkon ndihmën e senatorëve të Skënderbeut

Isa.Autor

E BUJSHME/ PERISIC TEK MAN UNITED: Interi hap rrugën, por vendos vetëm një kusht

Isa.Autor

Leave a Comment