Futboll Premier League

Sanchez merr “7” e Ronaldos: Ja pse zgjodha Manchester United

Marrëveshja me kohë të parashikuar për shkëmbim, që pa drejtimin e Henrikh Mkhitaryan në drejtimin e kundërt të sulmuesit kilen, përfundoi të hënën, duke sjellë në finish një nga transferimet më të mëdha të janarit. Alexis Sanchez thotë se trajneri Jose Mourinho dhe Manchester United, që e kërkuan me ngulm, ishin një faktor i rëndësishëm në vendimin e tij për t’u bashkuar me klubin nga “Old Trafford”. “Jose tregoi se është e rëndësishme për klubin që unë të jem këtu, – tha Sanchez për MUTV. – Gjithashtu, besoj se vetë klubi është kujdesur për mua, që të bashkohem. Kam përshtypjen se të gjithë ishin të etur për mua, që të vija këtu dhe të vishja fanellën me numrin shtatë. I takon lojtarit të kuptojë nëse ndihet i rëndësishëm dhe i dashur nga klubi që e kërkon. Kjo ishte një nga gjërat që më tërhoqi të vij këtu, së bashku me trajnerin, i cili është një person që ka fituar gjithçka në Itali , njëjsoj si në Spanjë. Jose Mourinho është një trajner që i pëlqen të fitojë”.

Ish-sulmuesit të Barcelonës i është dhënë fanella me numrin “7” dhe Sanchez është i gëzuar nga vizionet e së kaluarës së Manchester Unitedit, të krijuar nga fanella e tij e re. “Kur më thanë se Cristiano Ronaldo, Eric Cantona dhe David Beckham e kishin veshur këtë fanellë, vetëm duke menduar për atë numër shtatë, ju ëndërroni rreth fitimit të trofeut të Ligës së Kampionëve dhe Premier League, – vazhdoi ai. – Po, po, unë jam duke përmbushur një ëndërr dhe shpresoj të jap më të mirën time, të fitoj shumë trofe në këtë klub”.

Sanchez ishte lidhur më parë me një lëvizje drejt rivalëve të Manchester Unitedit, te Manchester City, i drejtuar nga ish-trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola. Manchester City përfundimisht i dha fund interesimit të tij ndaj sulmuesit kilen, por Sanchez shpreson të rikrijojë atmosferën e dhomës së zhveshjes që nga koha e tij në Katalonjë, ndërsa kërkon të sjellë sukses në “Old Trafford”.

 “Unë besoj se të kesh një familje në dhomën e zhveshjes është shumë e rëndësishme, kur bëhet fjalë për fitimin e trofeve, – shpjegoi ai. – Kam luajtur në Spanjë dhe kam fituar shumë gjëra. Kështu që mendoj se në përvojën time, për të qenë në dhomat e zhveshjes, është kaq e rëndësishme që të kemi një grup vërtet të mirë. Unë, gjithashtu, mendoj se klubi gjithmonë duhet të forcojë dhe të sjellë lojtarë që përpiqen të fitojnë gjithçka. Me këtë qasje jam edhe unë këtu”.

Related posts

I JEP LAMTUMIRËN ROMËS ISH-KAPITENI LEGJENDAR/ Totti: Shumë e shëmtuar, por drejtuesit…

Delo.autor

Radha e Manchester City-t në FA Cup, Lazio kundër Veronas për vendin e katërt

Q.Autor

LIVE/ SKËNDERBEU-KAMZA: Zhbllokohet menjëherë sfida, Oto Xhon dërgon topin në rrjetë

Isa.Autor

Leave a Comment