Futboll Sport

UEFA I SKUALIFIKOI NGA CHAMPIONS LEAGUE/ Kampionët shqiptarë përgatiten për të shkuar në “CAS”

Kampionët e Kosovës Drita do të kërkojnë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (KAS) të shfuqizojë vendimin e UEFA-s për skualifikimin në tavolinë në raundin paraeliminator të Ligës së Kampioneve me Linfildin për shkak të rasteve me koronavirus brenda “Intelektualëve”.

Drejtori i klubit Valon Zymberi beson se KAS-i do të vendosë në favor të kampionëve të Kosovës, të cilët e vazhdojnë garën europiane në Ligën e Europës, ku do të përballen me Sileksin. Por, ai shtoi se klubi nuk do të kërkojë të përfitojë financiarisht, por të heqë statusin e të penalizuarit.
valonzymberrrr1
“Ne jemi optimistë se padrejtësia që na është bërë neve si klub, mendoj se kemi pasur arsye të kërkojmë të drejtën tonë. Flitet që Drita do të përfitojë financiarisht, por nuk është ashtu, kërkesa jonë është që të dalim faqebardhë për etiketimin që na është vënë, kurse çfarëdo që vjen tjetër është i mirëseardhur, por ne presim një vendim të KAS-it, që shpresojmë të jetë në dobinë tonë. Për këtë është angazhuar edhe avokati ynë, e që besoj se brenda pak ditësh do ta dërgojë materialin në KAS”, deklaroi zyrtari i lartë i Dritës Valon Zymberi për “Koha TV”.

Për këtë çështje, Drita ka pajtuar avokatin italian Luka Tetamanti.

Related posts

E BUJSHME NGA ITALIA/ Nëse largohet “Demi” Lautaro nga Inter, ja zëvendësuesi i yllit argjentinas…

Delo.autor

BOTËRORI I KLUBEVE/ Legjenda Xavi eliminohet, “dështaku” i Milanit realizon nga 30 metra (VIDEO)

Delo.autor

Ribaj bën heroin në Shkodër, Skënderbeu jep shenja tronditjeje

Sadik.Autor

Leave a Comment