Futboll Sport

Francën e krahasojnë me Italinë e 2006, Toni: Ne ishim…ne

Franca është kombëtarja e parë që kualifikohet në finalen e Botërorit të Rusisë. “Gjelat kanë mposhtur Belgjikën ditën e djeshme me rezultatin 1-0. Umtiti është ai që i ka dërguar blutë në finale. Suksesi i Francës krahasohet me atë të Italisë në 2006, megjithëse Luka Toni nuk e pranon këtë gjë.

“Franca ka lojtarë të rinj të cilët janë të fortë. Unë mendoj se kanë një skuadër të fortë dhe e merituan finalen dhe pse pamë një lojë të balancuar me Belgjikën. A janë ata njësoj si Italia e 2006? Ne ishim…ne. Unë e shikoj veten time te Xhirud.

Jam kurioz, ne kemi karakteristika të ngjashme edhe me Kristiano Ronaldo. Këtë të fundit jam kurioz ta shikoj në Itali, pasi futbolli jonë është i ndryshëm nga të tjerët, por ai është një kampion dhe do të bëj mirë”, ka thënë Toni.

 

Related posts

E BUJSHME NGA ITALIA/ Klubi i Seria A ndryshon pronar, ja kur zyrtarizohet

Delo.autor

BERISHA “SUPERMAN” I SERIE A/ Shqiptari kryeson listën pas 13 javësh duke lënë pas Donaruma & CO

Delo.autor

VIDEO/ Numancia barazon Realin, por shihni çfarë supergoli është shënuar

Q.Autor

Leave a Comment