Futboll Shqipëri Sport

E ARDHMJA E SULMIT TË GJERMANISË/ Talenti shqiptar gjen rrugën e rrjetës me fanellën e “pancerave” (VIDEO)

Talenti me origjinë shqiptare, Mërgim Berisha, gjeti rrugën e rrjetës me Kombëtaren U-21 të Gjermanisë në përballjen ndaj Moldavisë që përfundoi me rezultatin 4-1 në favor të “pancerva”.

Sulmuesi i datëlindjes 98’ e nisi ndeshjen si titullar, teksa në minutën e 10-të, pas një topi të futur bukur nga e majta, në afërsi të pikës së penalltisë, ka gjuajtur saktë, duke kaluar në avantazh gjermanët.

Berisha është pjesë e Salcburgut në Austri, teksa në sezonin e shkuar u aktivizua 8 ndeshje në kampionat me skuadrën austriake ku realizoi edhe 1 gol.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Real Madrid mposht Shakhtarin me përmbyjse dhe arratiset në krye të grupit

Delo.autor

Verdi konfirmon kalimin te Napoli: Kam folur me Ancelottin

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Arritjet marrëveshja: Sulmuesi argjentinas tek Chelsea për një shifër REKORD

Isa.Autor

Leave a Comment