Futboll Sport

“DUHET TË HEDHËSH HAPA PARA NGA DITA NË DITË”/ Shevchenko del hapur dhe shpreh dëshirën e tij të madhe!

Andriy Shevchenko del hapur dhe jep mesazhin e tij mbi të ardhmen. Trajneri i Ukrainës foli pas ndeshjes ndaj Zvicrës.  Disa herë është përfolur emri i tij për marrjen e drejtimit të Milanit, klub në të cilin kaloi vitet më të arta të karrierës dhe fitoi gjithçka, mbi të gjitha Champions League dhe “Topin e Artë”.

“Sigurisht që do të më pëlqente të drejtoja një klub. Të jesh çdo ditë në kontakt me lojtarët është shumë e mirë për një trajner. Duhet të hedhësh hapa para nga dita në ditë.

Për momentin jam i përqendruar për të dërguar përpara projektin me kombëtaren, pastaj është e rëndësishme të kesh një mundësi për të drejtuar një klub“, deklaron Sheva.

Related posts

CHELSEA NUK NJEH HUMBJEN/ Sarri i pakënaqur me skuadrën: Ne nuk luajtëm…

F.autor

MANCHESTER UNITED APO TOTTENHAM? Allegri gati zbarkojë në Angli tek klubi…

Delo.autor

PANUCCI E PADITI NË GJYKATË/ Reagon Nishani: Lepuri fle tjetër kund

Isa.Autor

Leave a Comment