Futboll Seria A Sport

Kolaps total në mesfushë/ Gatuzo mund t’i besojë futbollistit të “harruar” në tribunë

Dëmtimi i Lukas Bilias, që mund të qëndrojë jashtë fushe nga 6-8 javë, shqetëson jo pak “Djallin”. Argjentinasi ka pësuar një dëmtim të rëndë në pulpë dhe situata përkeqësohet kur mendon se kuqezinjtë nuk kanë një regjisor të mirëfilltë. Ose më mirë e kanë, por prej kohësh cilësohet si jo i përshtatshëm për projektin kuqezi.

Po flasim për Rikardo Montolivon, i cili që në fazën përgatitore të Milanit është përjashtuar me arsyetimin e “zgjedhjes teknike”. 33-vjeçari stërvitet me grupin, por nuk përfshihet as në ndeshjet stërvitore, teksa është i pari që duartroket shokët pas çdo fitoreje. Në rrjete sociale mbështetja e “Montos” nuk mungon dhe duke parë se Bilian do të duhet ta zëvendësojë njëri mes Bakajokos dhe Maurit, pengu bëhet më i madh sepse në momentin e nevojës, Gatuzo nuk mund të mbështetet te përvoja dhe gjeometrinë e Montolivos.

Related posts

ARRITI SUKSENIN E TIJ TË PARË SI PROFESIONIST/ Michael Malushi, ëndrra e djaloshit shqiptar nga Kolonja në futbollin amerikan

Delo.autor

“DUHET TË NDRYSHOJMË DIÇKA PËR TË FITUAR”/ Sulmuesi Balaj: Jemi të gjithë për një qëllim

Delo.autor

BURG ME KUSHT DHE GJOBË E MAJME/ Benzema e pëson keq pas skandalit me Valbuenan

Delo.autor

Leave a Comment