Futboll Sport

“GARDIANI” SHMANGU HUMBJEN NDAJ GJERMANISË/ Enrique: Me fat të kemi De Gean, portier i madh!

Spanja shmangu humbjen në ndeshjen kundër Gjermanisë sepse barazoi në minutat e fundit me rezultatin 1-1. Trajneri i iberikëve, Luis Enrique, foli në lidhje me barazimin dhe theksoi se ekipi i tij nuk e meritonte humbjen. Ai i doli në mbrojtje dhe portierit të tij David De Gea.

“Po më shqetësonte rezultati, pasi djemtë e meriton të paktën një pikë. Bëmë shumë gjëra të mira gjatë ndeshjes, goli i shënuar në shtesa më lumturoi. Ishte shpërblimi i duhur për punë e bërë.

“De Gea? David ka luajtur në Premier League disa ndeshje si kjo kundër Gjermanisë. E kemi monitoruar dhe gjithmonë ka dhuruar ndeshje të nivelit të lartë.

Problemi i vetëm është që sapo bën ndonjë gafë, të gjithë mediat flasin për diçka të tillë. Kjo ndodh pasi janë mësuar me pritje fantastike nga ana e tij. Në Spanjë duhet të themi: ‘çfarë portieri të madh që kemi në kombëtare‘, por askush nuk e thotë diçka të tillë”, -tha Enrique.

Related posts

MERR FUND TELENOVELA/ Sulmuesi Giroud zbarkon në Milano dhe niset drejt klubit “Kuqezi” (VIDEO)

Delo.autor

E FUNDIT/ Gjithçka drejt zyrtarizimit, INTER merr LAJMIN E MADH nga MODRIC

Isa.Autor

ZYRTARE/ Tre muaj burg për Hoxhën, por kapiteni i Partizanit do t’ia hedhë me…

Delo.autor

Leave a Comment