Ekskluzive Futboll Shqipëri Sport

“SHUMË I LUMTUR QË I HAPA RRUGË FITORES NDAJ BJELLORUSISË”/ Cikalleshi: Mendoj që kemi bërë gjysmën e punës…

Shqipëria ka triumfuar me rezultatin 0-2 në transfertë ndaj Bjellorusisë duke e nisur në mënyrën më të mirë të mundshme, aventurën në Ligën e Kombeve.

Sokol Cikalleshi flet pas ndeshjes ndaj Bjellorusisë:

“Situata jonë fizike jo në nivelin e duhur. Shumë i lumtur që i hapa rrugë fitores së ekipit. Mendoj që kemi bërë gjysmën e punës. Bjellorusia është kundërshtari më i fortë i grupit. Kjo ndeshje shumë e rëndësishme dhe na bën të fokusohemi më shumë për ndeshjet e ardhshme. Në letër Lituania është ekpi i radhës më i dobët për t’u mundur. Çdo prurje e re është në favor të kombëtares. Në momentin që do rritet konkurenca të gjithë do japin maksimumin. Komëbtarja nuk është e Cikalleshit apo Balajt, do të luajë ai që e meriton. Lituania nuk duhet nënvlerësuar. Historia ka treguar që kemi pasur raste që e kemi pasur të vështirë fitoren si me rastin e Andorës. Por do të bëjmë maksimumin për fitoren.” – deklaroi Sokol Cikalleshi nga Minsk pas ndeshjes.

AlpeSport.al

Related posts

MERKATO E JANARIT/ Trajneri Solskjaer: Do të këtë fytyra të reja ne skuadër, më duhet të…

Isa.Autor

Kristal Abazaj, ditëlindjen e feston si titullar me Anderlehtin

Isa.Autor

E bujshme, Barcelona do lojtarin më të mirë të City-t

Sadik.Autor

Leave a Comment