Babai i tre fëmijëve, i martuar, 37 vjeç, thuhet se mburrej në një grup “WhatsApp” se mund të merrte 19 femra (prostituta) në hotelin e tyre me pesë yje, në Cheshire. Teksa po komunikonin në rrjetet sociale, ish-mesfushori, gjithashtu, pretendohet se postoi një video porno të një femre të zhveshur në banjë, të enjten në mbrëmje, e cila më vonë u fshi. Por, shokët e tij të skuadrës, që ishin të përfshirë në komunikim, i kërkuan ta fshinte urgjent videon. Toure thuhet se ka kërkuar falje për mesazhet, por lojtarët e tjerë ishin neveritur prej tyre.
Një burim i tha “the Sun”: “Të gjithë te ‘Soccer Aid’ ishin të neveritur nga mesazhet e Yaya. Ekziston një grup ‘WhatsApp’ për ekipin e tij, që emërohet ‘World XI’, dhe të gjithë kishin biseduar në të. Krejt papritur, Yaya postoi një video të një femre të zhveshur në banjë. Ajo po vepronte në një mënyrë të pahijshme, Videoja ishte tejet e papërshtatshme. Yaya vazhdoi duke thënë se mund të sillte 19 femra si ajo në video në hotel dhe t’i kënaqte bashkëlojtarët pas ndeshjes”.
Mësohet se pjesë e bisedës në “Whatsapp” ishte edhe ish-mbrojtësi i Manchester United, Patrice Evra, si dhe këngëtarja Chelcee Grimes. “MailOnline” ka kontaktuar përfaqësuesin e Toure, ITV dhe “Soccer Aid” për ndonjë koment. Një zëdhënës i klubit tha: “Përmbajtja e papërshtatshme u nda në një grup privat. Mesazhi u fshi shpejt dhe iu kërkua falje e plotë të gjithëve”.
Toure nuk ka luajtur në futbollin anglez që nga largimi prej Manchester City, në fund të sezonit 2017-2018. Nga atje ai u transferua tek Olympiakos në Greqi dhe së fundi në “Super League” të Kinës, me QD Huanghai. “Sportsmail” kupton se ai do të largohet jashtë vendit për ta vazhduar karrierën, pasi të hiqen kufizimet e udhëtimit, të vendosura prej koronavirusit.

