Futboll Seria A Sport

“SPONSORIZON” EDIN DZEKO/ Bonucci: Sulmues i klasit botëror, i ka të gjitha

Edin Dzeko është në garë për t’u bërë qendërsulmuesi i ri i Juventusit, ndërsa mbrëmë shënoi kundër Italisë në Ligën e Kombeve. Bomberi boshnjak, pas barazimit 1-1 me axurrët, mori vlerësimet maksimale të Leonardo Bonucci. Kapiteni i ekipit kombëtar irtalian, duke folur për “RAI”, e vlerësoi shumë “9” e Romës: “Edin është një lojtar i shkëlqyer, i klasit botëror. Ai i ka të gjitha: teknikë, vrapim dhe driblim. E vendos çdo mbrojtje në vështirësi”.

Kujtojmë se Dzeko, së bashku me Suarez dhe Cavani janë në listën e dëshirave të “Zonjës së Vjetër” për qendërsulmues. Pirlo e pëlqen shumë boshnjakun, të cilin e sheh si partner ideal të CR7 dhe zëvendësues të denjë të Gonzalo Higuain. Ky i fundit nuk është në planet e trajnerit të ri të kampionëve të Italisë.

Related posts

KOMBËTARJA BËHET GATI PËR BOTËRORIN/ Të sigurta mungesat e Brojës dhe Tucit! Silvinho i shqetësuar nga Mitaj, Hysaj e Ismajli

F.autor

“I KEMI BËRË LLOGARITË PA…”/ Lala flet pa doreza: Ja pse u mposhtëm nga Lituania, Hysaj mund ta largonte topin, por…

Delo.autor

NDËR MË TË MIRËT TEK JUVENTUS/ Dybala triumfon ndaj Ronaldos, argjentinasi fiton çmimin e rëndësishëm

Delo.autor

Leave a Comment