Futboll La Liga Sport

“ASKUSH NUK MA HEQ ILUZIONIN”/ Suárez mesazh të koduar: Kurrë s’do të ndalem së shijuari atë që dua…

Luis Suárez është bërë “i gjallë” kësaj të shtune. Sulmuesi uruguajan ka zgjedhur rrjetin social, Instagram, prej nga të thotë pak fjalë, por nisi qartësisht disa mesazhe në drejtime të ndryshme. Postimi thotë sa vijon: “Unë kurrë nuk do të ndalem së shijuari diçka që e kam dashur gjithmonë”. Këtij mesazhi i shtoi hashtagët e mëposhtëm: #gjithmonëpozitiv dhe #askushnukmaheqiluzionin. Duhet të mbahet mend se sulmuesi po jeton ditët e tij të fundit si lojtar i Barçës, pas vendimit të Koeman për të mos e pasur në planet e tij.

Trajneri hollandez ishte përgjegjës për komunikimin e vendimit, një gjest që nuk i pëlqeu golashënuesit të tretë më të mirë në historinë e klubit katalanas. Sipas ESPN, Suárez është në pritje të kalimit te klubi i ri. Juventus është më favoriti për shërbimet e uruguajanit. Në Itali sigurojnë se sulmuesi veteran do të marrë kombësinë italiane. Pa të, ai nuk do të ishte në gjendje të luante në Serie A. Tani për tani është ende lojtar i Barcelonës, ndërsa e bën të qartë se kurrë nuk do të ndalet së punuari.

Related posts

E PABESUESHME/ La Liga publikon formacionin e javës, ja befasia e madhe (FOTO)

Isa.Autor

GJERMANIA “TËRMET 8 BALLË”/ Marco Reus shënoi ndaj Estonisë golin më të bukur të karrierës

Delo.autor

“LAÇI DHE TEUTA JANË FORCUAR SHUMË”/ Mesfushori Torasa: Bojkoti është sakrificë që të shpëtojë futbolli shqiptar

Delo.autor

Leave a Comment