Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Nations League: Mbyllet ndeshja Portugali-Kroaci, rezultati 4-1

Portugalia pret sot në Lisbonë, nënkampionin e botës, Kroacinë në kuadër të Grupi 3 të Ligës A të Kombeve.

Portugalia në këtë ndeshje do të jetë pa yllin e saj kryesor, Cristiano Ronaldo që do të mungojë.

Në vend të kësaj, trajneri i Portugalisë Fernando Santos ka startuar me treshen e njohur sulmuese, Bernardo Silva, Joao Felix dhe Diogo Jota.

Për Portugalinë ka startuar edhe asi i Manchester United, Bruno Fernandes.

Në anën tjetër, Kroacia në këtë ndeshje do të jetë pa dyshën e njohur Modric dhe Rakitic në mesfushë.

Vendin e tyre e kanë zënë Kovacic dhe Pasalic kurse në sulm spikasin emrat e njohur Rebic e Kramaric.

 

LIVE/ Portugali – Kroaci 4-1

 

Mbyllet ndeshja

MINUTA 90+5/ Portugalia shënon golin e katërt falë Andre Silva.

MINUTA 90+1/ Kroacia ngushton diferencën me golin e shënuar nga Bruno Petkovic.

MINUTA 70/ Portugalia thellon shifrat me golin e shënuar nga Joao Felix.

MINUTA 58/ Portugali dyfishon shifrat me golin e shënuar nga Diogo Jota.

Nis pjesa e dytë

***

Mbyllet pjesa e parë

MINUTA 41/ Portugali kalon në avantazh me golin e shënuar nga Joao Cancelo.

MINUTA 1/ Starton ndeshja

Related posts

Takimi i dytë me letonezët, Luftëtari “largon” tifozët nga “Elbasan Arena”

Isa.Autor

HEDH “TENTAKULAT” NË ANGLI/ Juventus gati 30 milion paund për mbrojtësin e Premier…

Delo.autor

Iniesta: Ja cili është futbollisti më i madh që kam parë ndonjëherë…

Sadik.Autor

Leave a Comment