Futboll Sport

KOMBËTARJA E MADHE EUROPIANE KONTAKTON ALLEGRIN/ Trajneri italian vendos për të ardhmen e tij

Gjithmonë kur klube të mëdha vendosin të ndryshojnë trajner, një nga emrat që qarkullon menjëherë për të marrë drejtimin e skuadrave është padyshim, Masimiliano Alegri.

Ky i fundit nga sezoni i kaluar është i papunë, pasi u largua nga drejtimi i Juventusit dhe tashmë pritet të marrë drejtimin e një skuadre tjetër. Sipas asaj që raporton “Sky Sport Italia”, para pak ditësh, trajneri italian është kontaktuar nga kombëtarja e Holandës, për t’i besuar drejtimin, pas largimit të Roland Kuman, që kaloi te Barcelona.

Megjithatë raportohet se qëllimi i Alegrit është të marrë drejtimin e një klubi të madh dhe për këtë arsye nuk është në objektivat e tij të marrë drejtimin e një Kombëtareje.

Related posts

REAL MADRID-OSASUNA/ David Alaba, lideri i ri i mbrojtjes së “Los Blancos”

Delo.autor

TIFOZËT NË STADIUME? Presidenti i Federatës së Kosovës bën propozimin e ri

Delo.autor

Kroacia kthehet të festojë në shtëpi, shoqërohet nga dy avionë ushtarakë (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment