Futboll Kombëtarja Sport

SOT SHQIPËRI-LITUANI/ Kuqezinjtë, për 3 pikët e radhës

Kombëtarja shqiptare do të zbresë sërish në fushën e lojës teksa sot në mbrëmje do të presë Lituaninë në Air Albania Stadium në sfidën e dytë të Nations League.

Kuqezinjtë e Edy Rejas vijnë në këtë përballje pas fitores bindëse me Bjellorusinë në Minsk 3 ditë më parë dhe nga skuadrës balltike që e humbi sfidën e parë ndaj Kazakistanit do të kërkojë që të marrë 3 pikë të tjera për të mbajtur vendin e parë në Grupin 4 të Ligës C.

Për këtë ndeshje vetë trajneri Reja theksoi se mund të bëjë disa ndryshime sidomos në repartin e mesfushës dhe të sulmit dhe shtoi se do t’i duhet të mendohet mirë përsa i përket formacionit që do të hedhë në fushën e lojës. Kombëtarja shqiptare sigurisht do të hyjë me shumë pretendime në fushën e lojës, por skuadra e Lituanisë nuk duhet nënvlerësuar. Kjo e mbrëmjes së sotme do të jetë përballja e pestë e skuadrës sonë përfaqësuese dhe asaj lituaneze, në 4 ndeshjet e para bilanci flet për ekuilibër pasi si Shqipëria ashtu dhe Lituania kanë nga 2 fitore secila.

Herën e fundit që Kombëtarja jonë është përballur me Lituaninë ka qenë në vitin 2013 kur ajo fitoi 4-1. Sfida mes Shqipërisë dhe Lituanisë do të gjykohet nga një ekip arbitrar ukrainas me gjyqtar kryesor Serhiy Boiko, i cili do të ndihmohet nga anësorët Volodin dhe Skrypka, ndërsa arbitër i katërt është Aranovsky. Ashtu sikurse edhe ndeshjet e tjera të kombëtares, edhe kjo përballje e radhës së kuqezinjve ndaj lituanezëve do të transmetohet në platformën DigitAlb.

Related posts

Ronaldo mungon ndaj Leganes, shkak lëndimi në sy

Q.Autor

Agjenti Raiola në kërkim të një klubi të ri për Pogban

Q.Autor

BAYERN MUNICH-TOTTENHAM/ Lamela shokon “bavarezët” në finalen “Audi Cup”, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment