Futboll La Liga

Ronaldo mungon ndaj Leganes, shkak lëndimi në sy

Në seancën e fundit stërvitore të Real Madridit para ndeshjes së kthimit kundër Leganes në Kupën e Mbretit, Cristiano Ronaldo u shfaq me sy të nxirë dhe të ënjtur.

Portugezi e pësoi këtë lëndim teksa shënoi golin e dytë personal ndaj Deportivo la Corunas në ligë këtë fundjavë. Doktorët është dashur t’ia qepin syrin për t’ia ndalur rrjedhjen e gjakut.

Si pasojë, superylli i Real Madridit nuk do të luajë kundër Leganes, edhe pse ky dëmtim nuk duhet ta parandalojë të luajë në ndeshjen e fundjavës ndaj Valencias në “Mestalla”.

Zidane veçse kishte një plan për ta pushuar, por shqetësimi i lëndimit ka bërë që francezi të mos rrezikojë me të.

Related posts

“GOL” me ORGANIN GJENTINAL/ Video që po çmend rrjetin. Realizim si ky nuk e keni parë

Isa.Autor

HISTORIA/ Tashmë largohet zyrtarisht nga Interi. Nga dashuria në urrejtje, me Ikardin “ikin” 124 gola

Delo.autor

BOTËRORI 2022/ Realizoi tripletë ndaj Shqipërisë, shihni postimin me dhuratën e veçantë të Harry Kane (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment