Futboll Sport

NATIONS LEAGUE/ Italia makth për Holandën, Haaland mer përdore Norvegjinë

Italia është një tabu për Holandën! Ekipi i Mancinit fitoi dhe në ndeshjen e sotme me rezultatin 0-1 në Holandë. Ndeshja ishte mjaft e luftuar me të dy ekipet që u munduan të dhuronin emocione në fushën e lojës, por në fund ishin miqtë që dolën me kokën lart.

Barella ishte autori i golit të vetëm në minutën e 45’+1′ që i dha fitoren dhe 3 pikët skuadrës italiane. Ai mori një top të mirë nga Immobile dhe nuk gaboi në zonë për 0-1. Frikë e madhe për Zaniolon, pasi talenti u dëmtua sërish në gju dhe la lojën me dhimbje.

Erling Haaland mori përdore Norvegjinë e tij në fitoren 1-5 në Irlandën e Veriut. Sulmuesi shënoi dy gola mjaft të bukur duke i dhuruar kombëtares nordike 3 pikë të rëndësishme. Në ndeshjet e tjera ra në sy fitorja e Rumanisë ndaj Austrisë me rezultatin 2-3.

Related posts

Legjenda e Man United kritikon Pogba: Duhet të përdorë trurin

Isa.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ Presidenti Halili jep bekimin, ulet në stol trajneri i ri…

Delo.autor

Milani në telashe, UEFA vendos fatet e klubit “kuqezi” mes 18-20 qershorit

Sadik.Autor

Leave a Comment